Qalaj pyet Bajqinovcin: A të kujtohet sa intervenimin e ke bërë për dikë tëndin?

Aktuale

Qalaj pyet Bajqinovcin: A të kujtohet sa intervenimin e ke bërë për dikë tëndin?

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 19:34
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, e ka pyetur deputetin nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovcin, se a i kujtohet kur ky i fundit ka bërë intervenime për dikë të vetin.

Sipas Qalajt, Bajqinovci ka intervenuar për një familjar të tij të quajtur Avni.

“A të kujtohet Mefail sa intervenimet i ke bërë me taku dikë të PDK-së me ta pritur dikë tendin?.

“A të kujtohet?. Mua më kë dërguar vetë, a e din?. Te zoti Kadri Veseli për ta pranuar një familjar tëndin për diçka. A po do me emër?. Më ke dërguar te Kadri Veseli ta kontaktojë për ta pranuar Avniun tënd që është në Nju-Jork”.

Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar deputeti Bajqinovci.

“Unë po them që këta e kanë stil këtë. Unë ju siguroj se kjo është e pavërtetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat