“Skena të tmerrshme”, Gashi ‘zbulon’ prapaskenat tinëzare të opozitës: Ja si po tenton ta shpall tradhtar Kurtin!

Aktuale

“Skena të tmerrshme”, Gashi ‘zbulon’ prapaskenat tinëzare të opozitës: Ja si po tenton ta shpall tradhtar Kurtin!

Nga: A.M. Më: 2 qershor 2023 Në ora: 19:47
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Analisti Lirim Gashi ka reaguar ashpër pas kritikave që partitë opozitar po ia bënë qeverisë Kurti.

Ai përmes një shkrimi, kritikoi ashpër opozitën, duke thënë se po mundohet t’ia bëjë një ‘truk’ qeverisë, ku po mundohet të përdorë Asociacionin për ta ‘goditur’ Kurtin.

Gashi tha se është çudia e tetë e botës që kjo qeveri ende po qëndron në këmbë.

“Kam përshtypjen se opozita jonë ende beson se nga njëra anë mund ta mashtrojë popullin se është kundër Asociacionit të Komunave Serbe, dhe nga ana tjetër mund të fsheh kokën si struci në baltë, sa herë që duhet të bëjë diçka konkrete për ta pastruar pisllëkun e saj më të madh.

E vërteta është se ajo nuk mund të jetë kurrë kundër fëmijës së saj monstruoz, të cilin e lindi vetë, ndaj mezi pret që Albin Kurti ta adoptojë dhe të shpallet tradhtar i kombit, duke e ditur mirë se nuk mund ta mposhtë me zgjedhje të lira dhe të ndershme parlamentare në njëzet vitet e ardhshme.

Për fat të mirë ky truk i opozitës sonë të pistë, të pandershme e tinzare nuk do të kalojë kurrë pa u vënë re nga populli, sepse shqiptarët nuk janë budallenj”, shkroi ndër të tjera Lirim Gashi, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Është çudia e tetë e botës se si kjo qeveri ende po qëndron në këmbë, pas kaq shumë tradhtive dhe sabotimeve që po i bëhen pas shpine

Autor: Lirim Gashi

Nëse opozita jonë do të kishte një minimum ndërgjegje, dinjiteti, patriotizmi, dhembshurie, krenarie, ndershmërie dhe synimi të sinqertë për t'i shërbyer popullit dhe vendit të saj, ajo do të linte mënjanë të gjitha keqkuptimet dhe mosmarrëveshjet me pushtetin aktual në këto momente vendimtare.

Aq më tepër kur dihet hapur se i ka lënë pushtetit aktual me qindra probleme pas, që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, korrupsionin, mafien e falimentimit, tenderat e montuar, buxhetet dhe arkat e vjedhura, si dhe donacionet, tarifat dhe investimet e abuzuara.

Përveç kësaj, i ka lënë pas pushtetit aktual një prokurori dhe gjyqësor të korruptuar, që mban peng në kthetrat e tij të gjitha institucionet më të rëndësishme të shtetit.

Mirëpo, kjo qeveri do t'i kishte hequr qafe të gjitha këto pisllëqe disi, nëse nuk do të kishte gjetur para këmbëve të saj pisllëkun më të pistë nga të gjitha pisllëqet, që mban erën e tradhtisë dhe quhet Bashkimi Racist i Komunave Serbe ose Republika Srpska brenda Kosovës.

Kam përshtypjen se opozita jonë ende beson se nga njëra anë mund ta mashtrojë popullin se është kundër Asociacionit të Komunave Serbe, dhe nga ana tjetër mund të fsheh kokën si struci në baltë, sa herë që duhet të bëjë diçka konkrete për ta pastruar pisllëkun e saj më të madh.

E vërteta është se ajo nuk mund të jetë kurrë kundër fëmijës së saj monstruoz, të cilin e lindi vetë, ndaj mezi pret që Albin Kurti ta adoptojë dhe të shpallet tradhtar i kombit, duke e ditur mirë se nuk mund ta mposhtë me zgjedhje të lira dhe të ndershme parlamentare në njëzet vitet e ardhshme.

Për fat të mirë ky truk i opozitës sonë të pistë, të pandershme e tinzare nuk do të kalojë kurrë pa u vënë re nga populli, sepse shqiptarët nuk janë budallenj.

Kjo qeveri ka njëqind mangësi, por në çdo aspekt është pakrahasueshëm më e mirë se çdo qeveri e mëparshme.

Sepse nëse marrim parasysh se ajo mori pushtetin në një situatë tronditëse globale, kur pandemia po vriste çdo ditë mijëra jetë nga të gjitha gjinitë, moshat, klasat dhe profesionet, që si rrjedhojë prodhoi një krizë globale energjetike që paralizoi totalisht jetën, prodhimin, transportin dhe shkëmbimin, atëherë duhet të pyesim veten:

A mundi të bënte ajo realisht më shumë?

Të gjithë e dimë gjendjen tronditëse në të cilën e gjeti kjo qeveri fatkeqe politikën tonë, diplomacinë, policinë, ekonominë, tregtinë, shëndetësinë, biznesin, arsimin, kulturën, minierat, energjinë, bujqësinë, drejtësinë, doganat etj..

Po ashtu, të gjithë e dimë se sa shumë e sabotuan këtë qeveri jo vetëm liderët e opozitës sonë, por edhe Edi Rama, Dritan Abazoviqi, Ali Ahmeti, si dhe analistët dhe gazetarët tanë të shitur.

Për mua është çudia e tetë e botës që ende qëndron në këmbë.

Nëse skenat e tmerrshme në veri si pasojë e mollës se sherrit që la pas nuk mjaftojnë për opozitën tonë për të mbështetur qeverinë e Kurtit, le ta harron përgjithmonë rikthimin në pushtet.

Kujdes e nderuar opozitë:

Ti guxon të jesh gjithmonë opozitë e qeverisë, por kurrë nuk guxon të jesh opozitë e shtetit dhe qytetarëve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat