Kryetari i Mitrovicës Veriore nuk beson që do t’i kërkohet dorëheqja: Zgjedhjet në vitin 2025

Aktuale

Kryetari i Mitrovicës Veriore nuk beson që do t’i kërkohet dorëheqja: Zgjedhjet në vitin 2025

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 19:52
Kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka thënë se mandati i tij do të zgjasë deri në vitin 2025, kur në Kosovë mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ai ka thënë se nuk beson që do t’i kërkohet dorëheqja nga dikush.

Atiq, në një intervistë për T7, ka thënë se po angazhohet që t’i plotësoj kërkesat dhe nevojat e kësaj komune.

“Nuk mendoj që kanë me na e kërku dorëheqjen. Ne nuk mundemi me ndiku në politika më të mëdha, por e imja si kryetar komune është që ta jap maksimumin për premtimet të cilat i kemi pasur në fushatë. Po shpresoj që kena filluar me një vrull të mirë dhe pozitiv. Shpresoj që në ditët e fundit, në zgjedhjet e rregullta në vitin 2025, t’ia arrijmë me kry punë të mira”, ka deklaruar Atiq.

Atiq ka thënë se është e çuditshme se si prijësit e Listës Serbe nuk janë lodhur duke e kërkuar tërheqjen e plotë të forcave të Policisë së Kosovës nga veriu.

Ai ka thënë se subjekti i tij, VV nuk do ta plotësoj këtë kërkesë. Ka thënë se i njeh mirë bashkëpunëtorët e tij.

“Kërkesa e tyre për largim të forcave policore është e kahmotshme dhe është për çudi se si nuk janë lodhur me këtë kërkesë. Unë vij nga subjketi politik dhe duke e njoftë, nuk mendoj që ka me pasë zmbrapsje në këtë drejtim. Ata që bëjnë këso kërkesash, mirë është të pajtohen sa më shpejht me realitetin e ri, që shtrirja e sovranitetit është një realitet i ri dhe s’ka me pas zbrapsje në këtë drejtim”, ka deklaruar Atiq.

I pyetur nëse e ka takuar kryeministrit Albin Kurti ditëve të fundit, ai ka thënë se po këshillohet me kabinetin dhe këshilltarët e tij.

“Takim nuk kemi pasur, kemi me kabinetin e kryeministrit. Takim, me sa më kujtohet, që pas seancës së betimit, jo, nuk kemi pasur”, ka theksuar ai.

Gjatë ditës së djeshme, kryeminsitri Albin Kurti ka dhënë sinjale se katër komunat veriore mund të shkojnë sërish në zgjedhje. Por, përpara kësaj, ka thënë ai gjatë bisedës me një zyrtar am

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat