“S’kemi frikë nga serbët” – qytetarët tregojnë nëse kanë probleme në Serbi pas tensioneve në veri

Aktuale

“S’kemi frikë nga serbët” – qytetarët tregojnë nëse kanë probleme në Serbi pas tensioneve në veri

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 20:14
Pamje nga veriu

Pas tensioneve të krijuar në pjesën veriore të Kosovës, udhëtimi i qytetarëve drejt Serbisë është bërë më i pasigurt.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dy ditë më parë kishte paralajmëruar qytetarët që të shmangin kalimet nëpër Serbi, për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tyre.

Pas tensioneve, u raportua për qytetarë nga Kosova që u arrestuan nga policia serbe.

T7 ka raportuar nga pikëkalimi kufitar me Serbinë, ku ka pyetur qytetarët nëse kanë pasur ndonjë problem gjatë kalimit nëpër shtetin serb.

“Ne s’kemi frikë nga serbët… po bëjnë probleme por kurrë s’po bëjnë ndonjë gjë”, ka thënë njëri prej tyre.

Sipas MPB-së, në asnjërën pikë kufitare me Serbinë nuk ka pritje në kolona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat