“Kjo është arma më e pamposhtur e Kurtit”, profesori me fjalë të mëdha për kryeministrin

Aktuale

“Kjo është arma më e pamposhtur e Kurtit”, profesori me fjalë të mëdha për kryeministrin

Nga: A.M. Më: 2 qershor 2023 Në ora: 20:29
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Profesori Sulejman Mehazi ka vlerësuar qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti përballë Vuçiqit, SHBA-së dhe BE-së.

Ai tha se Kurti është shembull i intelegjencës politike, guximit dhe dashurisë ndaj Republikës së Kosovës.

“Arma më e pamposhtur e Albin Kurtit, para fuqive të mëdha është mençuria e tij. Mbani mend, guximi politik dhe mençuria e lidhur me intelegjencën e Albin Kurtit, do përvetësojë e rrikthejë SHBA-në dhe BE-në favor të Kosovës”, u shpreh Mehazi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Albin Kurti me armën e mençurisë dhe guximit politik do përmbysë Vuçiqin para SHBA-së dhe BE-së

Albin Kurti është shembull i intelegjencës politike, guximit dhe dashurisë ndaj Republikës së Kosovës, shembull i botës moderne politike, mençuria e tij politike do t'i mposhtë të korruptuarit e SHBA-së dhe BE-së, burrështetasit e mençur, intelegjentë dhe të guximshëm në historinë politike kanë mundur dhe shtetet më të fuqishme në botë, Arma më e pamposhtur e Albin Kurtit, para fuqive të mëdha është mençuria e tij. Mbani mend, guximi politik dhe mençuria e lidhur me intelegjencën e Albin Kurtit, do përvetësojë e rrikthejë SHBA-në dhe BE-në favor të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat