Kurti flet për zgjedhjet e parakohshme në veri – tregon se kur do të takohet me Escobarin dhe Lajçakun

Aktuale

Kurti flet për zgjedhjet e parakohshme në veri – tregon se kur do të takohet me Escobarin dhe Lajçakun

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 23:09 Përditësuar në ora: 23:39 më 02.06.2023
Albin Kurti

Kurti: Bandat në veri ose kthehen në Serbi ose arrestohen në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pajtohet për zgjedhje të parakohshme në veri të Kosovës, por së pari, ka thënë ai, duhet që bandat e mbështetura nga Beogradi të kthehen në Serbi ose të arrestohen në Kosovë.

Në një intervistë për televizionin amerikan NBC, Kurti ka thënë se detajet për zgjedhjet e reja do të diskutohen me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe të dërguariN e posaçëm të SHBA-së për Ballkan Gabriel Escobar, të cilët pritet ta vizitojnë Kosovën në javën e ardhshme.

Nuk e mohoj mundësinë për për zgjedhje të reja, por drejtësinë së pari duhet ta vendosim në vend. Njëherë duhet të dalin para drejtësisë bandat në veri. Për de-eskalim, bandat e dhunshme duhet ose të kthehen në Serbi ose të arrestohen në Kosovë dhe pastaj mund të kemi zgjedhje të parakohshme”, ka thënë kryeministri Kurti.

Javën e ardhshme, Lajçak dhe Escobar do të vijnë në Kosovë dhe ne do t’i diskutojmë detajet. Edhe unë besoj në zgjedhje të parakohshme, por na duhen edhe rendi e ligji së pari”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se kryetarët shqiptarë që kanë fituar në komunat veriore kanë legjitimitet të ulët, por ka thënë se ata janë të ligjshëm.

“Kryetarët që kanë fituar komunat, kanë legjitmitet të ulët për shkak të pjesëmarrjes së ulët. Ne kemi ftuar qytetarët për të votuar, por Beogradi i ka shantazhuar. Duhet ta ndalojmë Beogradin që të mos i bullizojë serbët e Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Serbisë, e veçanërisht Rusisë, i pengon që Kosova të ketë sukses si shtet.

Rusia nuk do që Kosova të ketë sukses si shtet, sepse ne jemi një storie suksesi e NATO-s. Nuk jemi një shtet i madh, por jemi shembull i mirë se si demokracia dhe ekonomia mund të rriten së bashku”, ka deklaruar ai.

I pyetur nga gazetari Chuck Todd nëse forcat policore të Kosovës kanë përdorur dhunë të tepruar, Kurti ka thënë se kjo gjë nuk mund të dëshmohet, ngase Policia e Kosovës është forcë profesionale e trajnuar për vite nga SHBA.

Nuk ka asnjë provë që Policia e Kosovës është sjellur në mënyrë të gabuar. Ata janë trajnuar për 20 vite nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në anën tjetër kemi bandat, që janë këtu për ta destabilizuar Kosovën”, ka thënë ai.

Kurti: Kosova storie suksesi – Serbia direkt ose indirekt ka përkrahje të regjimeve diktatoriale

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova ka shënuar progres ekonomik dhe demokratik.

“Jemi storie suksesi prej ndërhyrjes së NATO-s, por edhe për progresin në ekonomi dhe demokraci. Nuk kemi marrëdhënie me Kinën dhe Federatën Ruse. Nuk jemi vend i madh, por jemi shembull i madh se si demokracia dhe ekonomia mund të rriten bashkë”, ka thënë Kurti në intervistë për NBC.

“Serbia direkt ose indirekt përkrahet nga regjime diktatoriale”, ka shtuar ai, duke thënë se “tash është e nevojshme që të ketë zbatim të marrëveshjes së arritur më 18 mars” në mes të Kosovës dhe Serbisë, që është arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ai ka thënë se në veri të vendit ka banda të cilat duan destabilizimin e Kosovës, derisa për zgjedhjet e reja në katër komunat veriore ka theksuar se para kësaj në atë pjesë duhet të sundojë rendi dhe ligji.

Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësitë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të premten se javën e ardhshme do të takohet me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për të diskutuar rreth mundësive për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në komunat nëveri të vendit.

Në një intervistë për NBC News, Kurti tha se për t’u mbajtur zgjedhjet “fillimisht banditët që shkaktuan dhunë duhet të kthehen në Serbi, ose të arrestohen në Kosovë”.

Ai tutje u shpreh se zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe demokratike.

“Është e qartë se kryetarët e rinj që fituan zgjedhjet nuk e kanë legjitimitetin e mjaftueshëm për shkak të pjesëmarrjes së vogël të votuesve në zgjedhje. Ne kemi bërë thirrje që të gjithë të marrin pjesë, por Beogradi u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që t’i bojkotojnë zgjedhjet e 23 prillit”.

“Nuk e përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme, por ato duhet të jenë fer, demokratike dhe të lira”.

“Ne duhet ta ndalojmë Beogradin në mënyrë që të mos i bullizojë serbët e Kosovës, ata duan të votojnë”.

“Beogradi do që Lista Serbe ta prezantojë komunitetin serb. Prandaj ne insistojmë që të ketë fushatë të hapur dhe ne shpresojmë që komuniteti ndërkombëtar do të na ndihmojë në këtë drejtim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat