Berisha: S’durohet deri në pafundësi Serbia, një ditë do t’i vijë fundi durimit

Aktuale

Berisha: S’durohet deri në pafundësi Serbia, një ditë do t’i vijë fundi durimit

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 11:04
Zafir Berisha

Sekretari i Nismës, Zafir Berisha, ka bërë me dije se Kosova një ditë do të jetë e detyruar për një operacion të madh policor për të futur nën kontroll veriun.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky operacion nuk do të mund të bëhet nga pushtetarët aktual.

Sipas tij, operacioni do të jetë i tipit “Stuhia”, të cilin e kishin realizuar kroatët.

“Herët a vonë, nëse Serbia nuk ndryshon, Kosova një ditë ka me qenë e detyruar që në veri të vendit, me dizajnu një operacion të llojit “Stuhia” (Oluja)! Të kuptohemi, kjo punë nuk bëhet me këta carrokët dhe kopukët në pushtet, po flasë për një të ardhme. Nuk durohet deri në pafundësi Serbia, një ditë ka me i ardhën fundi durimit”, ka shkruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat