Baraliu mbështet sërish Kurtin, ‘godet’ Berat Buzhalën – ja mesazhi për ndërkombëtarët

Aktuale

Baraliu mbështet sërish Kurtin, ‘godet’ Berat Buzhalën – ja mesazhi për ndërkombëtarët

Nga: A.M. Më: 4 qershor 2023 Në ora: 09:44
Analisti nga Amerika, Bleron Baraliu

Analisti nga Amerika, Bleron Baraliu ka reaguar sërish në lidhje me ngjarjet e krijuara pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit.

Ai ka mbështetur sërish kryeministrin Albin Kurti, ku beson se nuk do t’a tërheq policinë speciale përderisa vazhdon/mund të vazhdojë huliganizmi dhe kërcënimi me dhunë nga grupet kriminale.

Baraliu vlerëson se këto vendime të Kurtit do vazhdojnë t’i irritoj përkdhelësit ndërkombëtarë, derisa shpreson se këta ta kenë kuptuar qartë këmbëngulësinë parimore të Albini, përcjell “Bota sot”.

Krahas kësaj, analisti ‘goditi’ gazetarin Berat Buzhala, duke thënë se:

“Uroj që asnjë nga shqiptarët e të gjitha ngjyrave profesionale e politike nuk rreshtohen (sërish) në anën e S*rbisë dhe V*cicit (përfshirë Beratin dhe Nacionale!”.

Postimi i plotë

Në shikim të dytë, duke dëgjuar deklaratat pasuese, mendoj se Kurti:

1. do t'i ndjekë për t'i arrestuar kriminelët e vandalizmit të fundit pa kompromis dhe pa ndalur

2. nuk do të pranojë kurrsesi që kryetarët e komunave të punojnë nga objekte 'alternative', pra do të vazhdojë t'i dërgoj ata në zyret përkatëse

3. nuk do t'a tërheq policinë speciale përderisa vazhdon/mund të vazhdojë huliganizmi dhe kërcënimi me dhunë nga grupet kriminale

Kjo me siguri do t'i irritojë përkëdhelësit ndërkombtarë, nga racistë burokratë si Borrel e Macron e deri te flegmatistë të konfuzuar si Escobar e Blinken - POR populli ynë, opozita, mediat, e shoqëria civile duhet të qëndrojnë njëzëri në mbështetje të qeverisë në këtë rrugë të pa alternativë. Përndryshe, shqiptarët e Amerikës janë tashmë të mobilizuar për të kundërshtuar me fuqi çdo reagim potencial jo konsistent dhe jo parimor nga Uashingtoni, siç kanë bërë me sukses të dalluar në 3-4 ditët e fundit.

Prandaj:

1. Shpresoj që ndërkombtarët tashmë e kanë kuptuar qartë këmbëngulësinë parimore të Albinit dhe tërë trysninë do ta përdorin ndaj Beogradit që t'i tërheq zagarët fashistë nga akte dhune të cilat nuk mund të tolerohen asesi

2. Uroj që asnjë nga shqiptarët e të gjitha ngjyrave profesionale e politike nuk rreshtohen (sërish) në anën e s*rbisë dhe v*cicit (përfshirë Beratin dhe Nacionale!)

3. Ëndërroj që shqiptarët nga këtu fillojnë të kuptojnë një herë e përgjithmonë se vetëm të bashkuar, përtej Kosovës e krahinave tjera të ndara, mund të punojmë e premtojmë një të ardhme të lumtur për fëmijët tanë në një Shqipni demokratike dhe të fortë

#Albanians, United, Will Never Be Defeated!❤️🇦🇱

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat