Policia jep detaje për situatën në veri

Aktuale

Policia jep detaje për situatën në veri

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me situatën në veri.

Zëdhënësi Baki Kelani, tha se situata aktualisht është e qetë.

“Protestat e dhunshme dhe zhvillimet e ndodhura në veri të vendit, kanë bërë që situata të jetë e tensionuar dhe e brishtë”, tha Kelani.

Kelani tha se po vazhdon monitorimi i situatës në komunat veriore nga policia dhe institucionet relevante të sigurisë.

“Policia e Kosovës, bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore e kushtetuese, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, po vazhdon angazhimet policore në zbatim të rendit dhe sigurisë publike, si dhe ndërmarrjen e masave konform situatës dhe zhvillimeve në komunat veriore”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat