Petkoviq e bën ‘tag’ Lajçakun në një deklaratë të Mimoza Kusarit

Aktuale

Petkoviq e bën ‘tag’ Lajçakun në një deklaratë të Mimoza Kusarit

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 12:25
Mimoza Kusari-Lila dhe Petar Petkoviq.

Duke i reaguar Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, se draft-Statuti i paraqitur më 2 maj në Bruksel nga Ekipi Menaxhues as që mund të konsiderohet ndonjëherë nga pala kosovare, kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq, e merr si të mirëqenë se “(Kryeministri i Kosovës, Albin) Kurti nuk do themelojë kurrë Asociacionin”. Madje Petkoviq e etiketoi në Twitter edhe Ndërmjetësin e Bashkimit Evropian në Dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq.

Për më tepër, edhe krejt ngjarjet e fundit në veri me tre kryetarët e rinj shqiptarë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, Petkoviq pretendon se janë bërë sa për t’u shmangur detyrimi i themelimit të Asociacionin të Komunave të banuara me shumicë serbe. “Kurti shkaktoi konflikt në veri sepse nuk dëshiron të themelojë ZSO-në”.

“Sa herë ia kemi thënë këtë Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçakut se Kurti nuk do ta themelojë kurrë Asociacionin. Dhe sot Prishtina e konfirmuan për të njëqindtën herë”, ka shkruar Petar Petkoviq në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se më 2 maj në Bruksel, Kurti e kishte hedhur kategorikisht poshtë Draft-Statutin e hartuar nga Ekipi Menaxhues, duke e quajtur në tërësi të saj si "dëshirë e zjarrtë për Republikë Serbe në Kosovë" dhe si "në themel anti-kushtetuese". Aty, ai kishte paraqitur një, siç e quante ai, draft-Vizion, "të frymëzuar simbas modelit kroat".

Pas ngjarjeve në veri, Josep Borrell, Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz, takuan Presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin (jo Kurtin) ku i dhanë 3 kërkesa për t'i zbatuar me njëherë për shtensionim e situatës në veri, moszbatimi i të cilave, thanë ata, "sjellë pasoja serioze në marrëdhëniet tona me Kosovën". Kërkesa e tretë është që menjëherë të punohet drejt themelimit të Asociacionin të Komunave të banuara me shumicë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat