Këshilltari i Osmanit: Kështu duken protestat në Serbi kur nuk i organizon Vuçiqi

Aktuale

Këshilltari i Osmanit: Kështu duken protestat në Serbi kur nuk i organizon Vuçiqi

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 14:42
Shefi i kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela

Shefi i kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela, ka reaguar në rrjetet sociale pas protestave kunëdr presidentit serb në Beograd.

Ai ka thënë se kur protestat në Serbi nuk organizohen nga Vuçiqi, ato janë të qeta e të denja.

"Një Serbi që është vërtet demokratike dhe e integruar në BE është një garanci për paqen dhe stabilitetin në rajon", shkroi Vela.

Postimi:

Duke marrë disa vibe Maidan nga Beogradi.

Kështu duken protestat në Serbi kur ato nuk organizohen nga Vuçiqi dhe makineria e tij e dhunshme SNS. Të qeta dhe të denja..

Një Serbi që është vërtet demokratike dhe e integruar në BE është një garanci për paqen dhe stabilitetin në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat