Mbrojtja e Thaçit kërkon të mos pranohet dëshmia e dëshmitarit të dytë: Prokuroria përgjigjet

Aktuale

Mbrojtja e Thaçit kërkon të mos pranohet dëshmia e dëshmitarit të dytë: Prokuroria përgjigjet

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 14:58
Hashim Thaçi

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), është duke kërkuar që të refuzohet kërkesa e mbrojtjes së Hashim Thaçit, lidhur me dëshminë e dëshmitarit të dytë me kodin “W02652”.

Lajmi është bërë e ditur përmes një komunikate nga ana e ZPS-së.

“Kërkesa për të hequr nga procesverbali dhe për të përjashtuar mbështetjen në pjesët e dëshmisë së W02652 në lidhje me përfshirjen e pretenduar të Thaçit në arrestimin dhe keqtrajtimin duhet të refuzohet”, thuhet në përgjigjen e ZPS-së.

“Deklaratat e mëparshme të W02652, duke implikuar qartë Thaçin në incidentin përkatës, janë në dispozicion të mbrojtjes që nga 30 janari 2023. Çështjet, faktet dhe rrethanat në lidhje me të cilat do të shqyrtonte W02652, të cilat i referoheshin njohurive të ‘W02652 për arrestimin dhe ndalimin e [REDAKTUAR]’, iu dhanë Mbrojtjes më 1 shkurt 2023’’, thuhet në përgjigje.

Në këtë çështje gjyqësore, dëshmitari i dytë ka filluar dëshminë më 17 prill, i cili ka vazhduar dhënien e dëshmisë edhe më 18 prill, 19 prill dhe 20 prill.

“Përfshirja e Thaçit në këtë incident është e rëndësishme për aspekte të shumta të aktakuzës, duke përfshirë të gjitha krimet e akuzuara, qëllimin e përbashkët kriminal, ndërmarrjen e përbashkët kriminale dhe ndihmën dhe nxitjen e dhe/ose përgjegjësinë e lartë për krimet e kryera”, thuhet në përgjigjen e ZPS-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat