Avokati shqiptar jep ‘lajmin e keq’ për Escobarin dhe Vuçiqin: Do të ‘rrëzohen’ – Kurti nuk do të tërhiqet!

Aktuale

Avokati shqiptar jep ‘lajmin e keq’ për Escobarin dhe Vuçiqin: Do të ‘rrëzohen’ – Kurti nuk do të tërhiqet!

Nga: A.M. Më: 4 qershor 2023 Në ora: 15:37
Gabriel Escobar, Albin Kurti

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka komentuar sërish zhvillimet në veri, presionin e përfaqësuesve ndërkombëtarë ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe qasjen e Vuciqit.

Ai përmes një shkrimi në Facebook paralajmëroi rrëzimin e Vuçiqit nga pushteti, kjo duke parë protestat masive që po organizohen në Beograd.

Krahas kësaj, Ngjela kritikoi ashpër Lajçakun dhe Escobarin  për qasjen e tyre ndaj Kurtit.

“Kurti ka të drejtë. Po përfaqësuesit ndërkombëtare, një amerikan dhe një nga Bashkimi Evropian?

Këta nuk do t'ia dalin dot. Tërheqja e Kurtit do të ishte bashkim me tendencat e reja kolonialiste të pushtim të vjetër serb.

Kurti nuk do ta pranojë, kjo dihet - po politika amerikane si do të sillet?”, shkroi ndër të tjera avokati shqiptar, përcjell “Bota sot”.

Gjtihashtu, ai paralajmëroi se “qëndresa politike e Albin Kurtit në skemën e tij për veriun e Kosovës, do ta rrëzojë politikisht Escobarin”

Postimi i plotë

Dhjetëra mijëra demonstrues po mbushin sheshet dhe bulevardin e Beogradit duke kërkuar dorëheqjen e Vuçiçit, kurse dy negociatorët qesharakë ndërkombëtarë, nga frika se mund të rrëzohet Vuçiç, po i kërkojnë Albin Kurtit të tërhiqet nga mësymja e policisë së Kosovës në katër komunat e Veriut.

Po kërkohet që kryetarët e zgjedhur të komunave të mos shkojnë në godinat e institucioneve, ku kanë drejtuar ish-kryetarët serbë të komunave.

Por në tënjëjtën kohë demonstratat kundër presidentit Vuçiç po vijojnë në forma masive. Gjë që po tregon se, kërkesat për rrëzimin e Aleksandër Vuçiçit janë kthyer në fenomen shoqëror.

Shenjat janë të njëjta me demonstratat që rrëzuan Milosheviçin. Nëse protestat do të vijojnë në mënyrë masive, historia do ta përsërisë vetveten, dhe Vuçiç do të rrëzohet.

I.

Albin Kurti nuk e pranoi skemën e dy përfaqësuesëve ndërkombëtarë: Lajçak dhe Eskobar.

Dhe gjendja nuk dihet si do të përshkallëzohet në Veriun e Kosovës.

Kurti ka të drejtë. Po përfaqësuesit ndërkombëtare, një amerikan dhe një nga Bashkimi Evropian?

Këta nuk do t'ia dalin dot. Tërheqja e Kurtit do të ishte bashkim me tendencat e reja kolonialiste të pushtim të vjetër serb.

Kurti nuk do ta pranojë, kjo dihet - po politika amerikane si do të sillet?

II.

Këtu fjala është: çfar qëndrimi do të mbajë ushtria amerikane?

Qëndresa e Kurtit është një politikë e madhe, dhe nuk është politikë cic-mic. Por, në këtë politikë forcohet shumë edhe Kosova, edhe Shqipëria, por edhe interesi amerikan në Ballkanin Perëndimor.

Domethënë, pyetja e drejtpërdrejtë politike për këtë rast, është kjo: a do ta marrë Kurti Veriun e Kosovës?

Qëndresa e tij eshtë një akt i madh patriotik. Dekadenca e Serbisë në funksion të pushtimit të territoreve shqiptare duhet të shkojë deri në fund.

Fenomenin e fortë të shqiptarizmit, i cili ka 25 vjet që njeh vetëm rritje, nuk ka më forcë që ta ndalojë.

Po politika amerikane, nuk e di që Veriu i Kosovës është detyrim historik i shqiptarizmit?

Ky është një fakt historik, kurse përfaqësuesi amerikan Eskobar, individualisht, ka një tendencë të njohur kundër shqiptarizmit. Po përse e mban këtë ende politika e lartë amerikane?

Kjo nuk dihet, por qëndresa politike e Albin Kurtit në skemën e tij për Veriun e Kosovës, do ta rrëzojë politikisht Eskobarin.

II.

 Na duhet të theksojmë se te komunat e Veriut të Kosovës dhe në qytetin e Mitrovicës, atje ka qenë i gjithë përqendrimi antishqiptar i serbëve, të cilët janë sot shoqëria me antiamerikane në Botë?

Por a do të fitojë dot Vuçiç kundrejt shqiptarizmit? Kjo është e pamundur. Koha historike, kur krijon tendencën e vet drejt të vërtetës për një komb apo kombësi, është e pamundur që të ndalojë e ta lërë në mes të rrugës arsyen historike të së vërtetës.

Po, këtu, në funksion të kohes historike të shqiptarizmit në Ballkan, ngrihet edhe një pyetje: po ushtria amerikane ku e ka qëndrimin, do mbrojë interesin amerikan, apo do të tërhiqet që ushtria e Kosovës ta përmbushë e vetme detyrën e saj historike për kombin e vet, në të katër komunat e Veriut të Kosovës?

III.

Nëse do të pranohet nga politika e Shteteve të Bashkuara se Veriu i Kosovës është forcë e Shqipërisë së Bashkuar dhe Shqipëria e bashkuar është e ardhmja e suksesit amerikan kundër Rusisë në Ballkanin Perëndimor, atëherë gjithçka do të ecë për historinë e Shqipërisë.

Po në të kundërt?

Në të kundërt, Kurti do të vijojë skemën e tij, sepse trupat e Brogradit nuk mund të hyjnë dot në Kosovë.

Atëherë?

Çështja e Veriut shqiptar, është një çështje e fituar.

Të shohim se si do të vijojnë ngjarjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat