Kryeministri Kurti flet për kryetarin Hetemi – tregon disa detaje që po përballet së fundmi për ta lëshuar zyrën e tij!

Aktuale

Kryeministri Kurti flet për kryetarin Hetemi – tregon disa detaje që po përballet së fundmi për ta lëshuar zyrën e tij!

Nga: A.SH Më: 4 qershor 2023 Në ora: 16:29
Lulzim Hetemi dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa në ditë që të dalë prej zyrës së tij, ku tash e sa ditë po qëndron brenda saj.

Kurti e ka falënderuar për qëndresën e tij shembullore.

Postimi në Facebook:

Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që ky të dalë prej zyres së tij. Ç

ka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës. Lulzim Hetemi është vëllau i dëshmores Fatime Hetemi (që ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998).

E falënderoj Kryetarin Lulzim nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat