Kryeministri Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe – ja detajet se çfarë diskutuan

Aktuale

Kryeministri Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe – ja detajet se çfarë diskutuan

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 17:20
Kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

Ministri Zayed Al Nahyan shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e tij për pritjen e pranuar në Prishtinë në vizitën e tij në fillim të muajit prill dhe tha se po punon në avancimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kryeministri e falënderoi për telefonatën dhe për vizitën e mëparshme në Kosovë që i ka kontribuar thellimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Kryeministri e informoi për progresin e Kosovës në dy vitet e fundit në ekonomi dhe punën për krijimin e një klime të favorshme për investime. Në lidhje me situatën në tri komunat në veri të vendit, Kryeministri e njoftoi për procesin zgjedhor që solli deri tek zgjedhja e katër kryetarëve të ri, bojkotin e zgjedhjeve nga serbët e Kosovës me kërkesë dhe presion të Serbisë dhe pranimin e këtij procesi e rezultati zgjedhor nga komuniteti ndërkombëtar.

Tha se përshkallëzimi erdhi si rezultat i pengimit me forcë të hyrjes në vendet e tyre të punës të kryetarëve të ri dhe dhuna nga grupe fashiste që janë në listën e pagave të Serbisë dhe të kompanive private të personave të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Ai shtoi se hapi i parë për de-përshkallëzim është përfundimi i menjëhershëm i dhunës ndaj institucioneve të sigurisë, arrestimi i atyre që shkaktuan dhunë dhe zbatimi i Marrëveshjes Bazike deri në zgjedhje të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat