Haziri: Kjo krizë në Veriun e Kosovës është e shtata e prodhuar në mandatin e Kurtit

Aktuale

Haziri: Kjo krizë në Veriun e Kosovës është e shtata e prodhuar në mandatin e Kurtit

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 17:49
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kriza e krijuar në veri, sipas tij, është e shtata e prodhuar në mandatin e Kurtit.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri tha se Kurti po vazhdon me veprime të befasishme.

Kjo krizë në Veriun e Kosovës është e shtata e prodhuar në mandatin e z.Kurti. Kriza e fundit e cila eskaloi me protesta e dhunë, që burim e ka Beogradin, shkaktoi reagim të ashpër të partnerëve ndërkombëtarë ndaj Qeverisë, sepse z.Kurti po vazhdon me veprime të befasishme.

Moskoordinimi me partnerët ndërkombëtarë dhe tejkalimi i axhendës së dakorduar me partnerët tanë në kuadër të dialogut, ka sjellur këtë tensionim të situatës”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat