Profesori vjen me një reagim për ndërkombëtarët: Ndryshuat deklaratat 180 gradë

Aktuale

Profesori vjen me një reagim për ndërkombëtarët: Ndryshuat deklaratat 180 gradë

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 20:42
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Profesori Enver Bytyçi ishte këtë të diel në “Review”, në Euronews Albania për të folur rreth situatës së tensinuar në Kosovë. Ai tha se ndërkombëtarët ndryshuan qëndrim 180 gradë ndaj Kosovës dhe qeverisë Kurti.

Sipas tij vetë ambasadori i SHBA-ve Hovenier në fillim I ka përkrahur zgjedhjet e madje ka paralajmëruar edhe Serbinë që të mos pengonin kryetarët e rinj në detyrën e tyre, ndërsa 10 ditë më vonë e quajti Kurtin “të pabesë”.

Është një deklaratë pas zgjedhjeve e 17 majit, e ambasadorit të shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, zotit Hovenier, i cili thotë se nëse do pengohet konsituimi i kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, atëherë ata do përballen me pasoja të rënda.

Por ambasadori e   ndryshoi qëndrimin 180 gradë duke fajësuar dhe duke e kërcënuar qeverinë e Kosovës dhe zotin Kurti për ngjarje që filluan të ndodhin atje. Në fakt ndryshimi nga 17 maji  në 27 maj, brenda 10 ditëve, ndryshimi i qëndrimit të ambasadorit ishte diçka e pazakontë dhe jo vendosja e katër kryetarëve të komunave në zyrat e tyre për të kryer detyrën e tyre”,-tha Enver Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat