Kreshnik Çollaku: Shqipëria në çdo rrethanë duhet të jetë krah i Kosovës

Aktuale

Kreshnik Çollaku: Shqipëria në çdo rrethanë duhet të jetë krah i Kosovës

Nga: N. Sh. Më: 5 qershor 2023 Në ora: 12:08
Kreshnik Çollaku

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se sjellja e Shqipërisë në publikun ndërkombëtar si e barazlarguar ndaj Vuçiqit dhe Albin Kurtit është e gabuar.

Ai thotë se kjo është e shëmtuar dhe e papranueshme.

Çollaku përmes një postimi në Facebook, shprehet se, Shqipëria nuk është palë e tretë midis Kosovës e Serbisë.

Sipas tij, në çdo rrethanë Shqipëria duhet të jetë krah i Kosovës.

Postimi i plotë:

Edhe nëse Kosova mund të gabojë (ndodh), sjellja nga Tirana në publikun ndërkombëtar (media e diplomaci) si e barazlarguar ndaj Vuçiq dhe Kurtit, është e gabuar, e shëmtuar dhe e papranueshme.

Shqipëria midis Kosovës dhe Serbisë nuk është palë e tretë, por palë e krah i Kosovës, në çdo rrethanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat