Njohësi i integrimeve evropiane tregon masat që mund të marrë BE ndaj Kosovës

Aktuale

Njohësi i integrimeve evropiane tregon masat që mund të marrë BE ndaj Kosovës

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Demush Shasha ka folur për mundësinë e masave që Bashkimi Evropian mund t’i ndërmarrë ndaj Kosovës, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për qetësim të situatës në veri.

Shasha duke ju referuar deklaratave të BE-së pas zhvillimeve në veri të Kosovës, ka thënë se është e qartë se diçka është duke u diskutuar lidhur me pasojat ndaj Kosovës nëse nuk dëgjon këshillat.

Ai tha se deri në marrjen e sanksioneve janë disa hapa, por tash nuk mund të dihet se cilat janë pasojat.

“Se çfarë do të ndodhë nuk e dimë. Edhe në këtë fushën e ndërmarrjes së pasojave dhe implikimeve që dikur e arrijnë atë nivelin e sanksioneve ka hapa, ka përshkallëzime. Unë besoj që nëse institucionet e Kosovës nuk tregojnë vullnet për t’i dëgjuar këshillat e parterëve siç kalojnë ditët do të shohim përshkallëzim gradual të pasojave”, ka thënë Shasha.

Drejtori i institutit Epik ka treguar se cilat mund të jenë pasojat për Kosovën nëse nuk dëgjohen këshillat

“Do të shohim ndërprerje të shkëmbimeve të rregullta  institucionale, në rrugëtimin tonë drejt BE-së do të shohim nga 1 korriku Kosovës do t’i pezullohet e drejta e pjesëmarrjes në programet e BE-së, do të shohim se do të anulohet takimi i ardhshëm i Këshillit për Stabilizim Asociim me  Kosovën, do të shohim se pezullohet përkohësisht  MSA, pezullohet përkohësisht  aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe BE. Do shohim një përshkallëzim të hapave ku ata më radikal do të mbesin në fund”, tha ai.

Pas zhvillimeve  në veri, Kosova u përjashtua nga “DefenderEurope23”, këtë e bëri të ditur ambasadori amerikan.

Ndërsa, që edhe nga BE u paralajmëruan ndëshkime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat