Publikohen pamjet - “Marre, mos fol të pavërteta”, Eman Rrahmani i bërtet Hekuran Muratit

Aktuale

Publikohen pamjet - “Marre, mos fol të pavërteta”, Eman Rrahmani i bërtet Hekuran Muratit

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 06:22
Pamje nga Komisioni

Një deputet i Vetëvendosjes dhe një ministër i Vetëvendosjes janë përplasur të hënën në një komision parlamentar.

Behet fjalë për deputetin, Eman Rrahmani i cili e ka bërë “horë” ministrin e Financave, Hekuran Muratin.

“Marre, mos fol të pavërteta”, i thotë ministrit teksa po e kundërshtonte për disa shifra që sipas tij ishin të pavërteta.

Kjo përplasje me fjalë filloi pasi ministri Murati deklaroi se deputetët kanë më shumë asistentë, se sa kanë këshilltarë ministrat.

Pas kësaj, ka reaguar bashkëpartiaku i tij, Rrahmani duke e akuzuar se po flet të pavërteta. Sipas Rrahmanit, nëse një ministër i Qeverisë i ka gjashtë këshilltarë, duke mos llogaritur edhe të zëvendësministrave, del se Qeveria të ketë më shumë ‘’asistentë’’ se deputetët.

@lidhjademokratikeeks

Të një partie janë, por Eman Rrahmani nuk ia falë rrenen Hekuran Muratit.

♬ original sound - LidhjaDemokratikeeKs
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat