Albin Kurti deklarohet për mediumin francez, France 24, ja çfarë thotë për zgjedhjet

Aktuale

Albin Kurti deklarohet për mediumin francez, France 24, ja çfarë thotë për zgjedhjet

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 22:36
Kryeministri Albin Kurti gjatë një interviste me France 24

Kryeministri Albin Kurti nuk e ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të vendit e cila është edhe kërkesë e bashkësisë ndërkombëtare për qetësim të situatës.

Por, ai ka thënë se para mbajtjes së zgjedhjeve duhet të ketë vendosje të rendit dhe ligjit.

Kurti në një intervistë për mediumin francez, France 24, ka thënë se nuk dëshiron dështim pas dështimi.

“Zgjedhjet do të mbahen sipas rendit dhe ligjit. Duhet të ketë vendosje të rendit dhe ligjit. Pa ligj nuk mund të ketë zgjedhje demokratike. Nuk dua dështim pas dështimit. Dua të angazhohem për konstruktivitet, rend, ligj dhe demokraci. Për këto nuk ka kompromis”, ka thënë Kurti.

BE e SHBA kanë kërkuar zgjedhje të reja, mundësi për pjesëmarrje të serbëve dhe fillimin e menjëhershëm për formimin e Asociacionit pas trazirave të shkaktuara në veri, ku qytetarë serbë me protesta kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të zgjedhur shqiptarë në objektet komunale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat