Profesori amerikan e këshillon Kurtin: Propozoje një statut për Asociacionin

Aktuale

Profesori amerikan e këshillon Kurtin: Propozoje një statut për Asociacionin

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 21:00
Daniel Serwer

Daniel Serwer, profesor veteran dhe njohës i mirë i Ballkanit Perëndimor, ka shkruar një opinion, të titulluar “Më pak shkopinj, më shumë karrota”. Në këtë shkrim, të botuar në “Peacegare.net”, profesori Serwer ka komentuar situatën e fundit në veri të Kosovës dhe marrëdhënien e trazuar të Qeverisë Kurti dhe ShBA-së e BE-së.

Ai ka përshkruar situatën aktuale, duke theksuar se Kosova është një shoqe e sinqertë e ShBA-së dhe BE-së. Tutje, profesori amerikan ka këshilluar kryeministrin kosovar, Albin Kurti, në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas tij, Kurti duhet t’u tregojë serbëve në veri se çka fitojnë me bashkëpunimin me autoritetet e Kosovës.

“Kryeministri duhet t’u tregojë serbëve në veri të Kosovës se çfarë mund të fitojnë, ose duke lejuar kryetarët e komunave të zënë vendet e tyre që u takojnë, ose duke mbajtur zgjedhje të reja. Ai duhet të propozojë një statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pa kompetenca ekzekutive. SHBA dhe BE duhet t’i tregojnë Kurtit se çfarë mund të fitojë duke filluar negociatat për Asociacionin.” – shkruan ai.

Në shkrimin e tij, profesori amerikan është kritikë ndaj qasjes së bashkësisë ndërkombëtare perëndimore karshi Serbisë. Megjithatë, ai e thekson

“Prishtina nuk ka mundësi të kthehet ka Rusia apo Kina. Kryeministri Kurti ka refuzuar kërkesat e BE-së dhe SHBA-së, të cilat ai beson se do të kufizojnë sovranitetin e vendit dhe do të kërcënojnë integritetin e tij territorial. Por ai ka nevojë për mbështetjen perëndimore që Kosova të mbijetojë dhe të lulëzojë.” – shkruan tutje Serwer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat