Propozimi i Ramës për Asociacionin, Abdixhiku: S’e ka asnjë vlerë pa vulën e Qeverisë së Kosovës

Aktuale

Propozimi i Ramës për Asociacionin, Abdixhiku: S’e ka asnjë vlerë pa vulën e Qeverisë së Kosovës

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 21:07
Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se propozim që nuk e ka autorësinë e institucioneve të Kosovës nuk ka vlerë.

Në këtë mënyrë, Abdixhiku e shprehi qëndrimin e tij si kryetar i LDK-së për propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili dorëzoi një draft për Asociacionin.

”Ne nuk e dim motivin e Shqipërisë zyrtare pse ka dalë me një qëndrim të tillë”, tha fillimisht Abdixhiku.

Më pas, ai tha se nëse nuk ka autorësi të Kosovës, propozimi mund të bëhet pjesë i diskutimit, por jo edhe i implementimit.

”Atë që duhet ta them është që as një propozim që nuk ka autorësi të institucioneve të Kosovës nuk ka vlerë për Kosovën”, tha Abdixhiku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat