Kryetari Malishevës, Kastrati pritet nga Asambleja e New Yorkut

Aktuale

Kryetari Malishevës, Kastrati pritet nga Asambleja e New Yorkut

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 21:19
Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati gjatë qëndrimit të tij për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA) është pritur nga Asambleja e New Yorkut.

Kryetari Kastrati ka ndarë videon e takimit në Facebook dhe është shprehur mirënjohës ndaj gjithë anëtarëve të këtij institucioni të rëndësishëm në New York, me theks të veçantë anëtarit të Asamblesë, Sam Pirozzolo.

“Po ndaj me ju një moment të veçantë nga vizita ime zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , konkretisht pritjen emocionale dhe nderimin e jashtëzakonshëm që më bëri Asambleja e New Yorkut.U jam shumë mirënjohës gjithë anëtarëve të këtij institucioni të rëndësishëm në Shtetin e Neë Yorkut, me theks të veçantë anëtarit të saj, Sam Pirozzolo, që para gjithë të pranishmëve shpalosi angazhimet dhe kontributin tim ndër vite”, shkruan Kastrati.

Kryetari i Malishevës ka falënderuar edhe bashkatdhetarët tanë në ShBA, për siç thotë ai kultivimin dhe fuqizimin e miqësisë shqiptaro -amerikane.

“Pa dyshim, falënderimet më të sinqerta i takojnë bashkatdhetarëve tanë në ShBA, që historikisht kanë kultivuar e fuqizuar miqësinë shqiptaro -amerikane, kanë integruar vlerat tona kombëtare brenda shoqërisë amerikane, janë kontribuesit më të mëdhenj të kombit tonë për liri, pavarësi e zhvillim ekonomik, dhe shembulli më i mirë i një shqiptari që i promovon gjithë këto vlera, është miku ynë i mirë, Naser Nika, dhe shumë e shumë shqiptarë të tjerë, me të cilët ndihemi krenarë gjithë kombi shqiptar”, shkruan Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat