Berisha ‘shpërthen’ ndaj Ramës dhe zbulon ‘origjinën’ e draftit për asociacionin: Propozim i ardhur nga sirtarët e Vuçiqit!

Aktuale

Berisha ‘shpërthen’ ndaj Ramës dhe zbulon ‘origjinën’ e draftit për asociacionin: Propozim i ardhur nga sirtarët e Vuçiqit!

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 21:27
Sali Berisha

Sali Berisha, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN komentoi propozimin e Kryeministrit Rama për zgjidhjen e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai e konsideroi propozimin e Ramës si një propozim të ardhur nga sirtarët e qeverisë së Beogradit dhe Aleksandër Vuçiq.

“Së pari dua të theksoj se si akt kjo përbën ndërhyrjen më brutale që një vend mund të bëjë në punët e një vendi tjetër.

Së dyti, të gjitha dokumentet në të cilat është implikuar direkt Edi Rama kanë patur origjinë vetëm Beogradin.

Unë dua t’ju rikujtoj shqiptarëve një moment, gjer në vitin 2013 ecuria e procesit të negociatave në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë normale. Gjithçka ndryshoi me ardhjen e Edi Ramës në pushtet.

Cilat janë atributet e kryeministrit shqiptar dhe me çfarë roli mund të propozojë një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë?

Absolutisht vetëm si vasal i Aleksandër Vuçiç. Një njeri, i cili në pamje të parë është palë me Kosovën sepse është shqiptar, nuk mund të paraqesë asnjë projekt të besueshëm për palën kundërshtare.

Por rastis që ky njeri nuk ka pothuajse asnjë komunikim dhe e tha vetë që në Bratislavë nuk takoi as Presidenten dhe as Kryeministrin e Kosovës, por takoi për dy ditë resht presidentin e Serbisë.

Ky njeri me kredencialet e Vuçiç vetëm sa komplikon shumë më tej zgjidhjen e problemit.

Ky është një propozim i ardhur nga sirtarët e qeverisë së Beogradit, nga Aleksandër Vuçiq, i cili në një moment kritik për Kosovën, nxori letrën e tij dhe i tha: do të lexosh këto.”

Berisha: Ja zhvillimi dramatik për çështjen McGonigal që e detyroi Ramën të bënte draftin për Kosovën

I ftuar në A2 CNN në “Debat” Nga Alba Alishani, Berisha tha se përfshirja e Ramës është një përpjekje e tij për të shpëtuar nga afera McGonigal. Kjo sepse sipas Berishës, dy dosjet e McGonigal, ajo në Nju Jork dhe Uashington janë bashkuar në një të vetme, duke rënduar pozitën e shefit të ekzekutivit.

“Ky është një propozim i ardhur nga Beogradi, i cili e nxori në një moment kritik për Kosovën, nxori letrën e tij dhe i tha tani “do lexosh këto”.

Në këtë mes hyn dhe çështja McGonigal, ju garantoj që forcë në botë nuk ka që të mund ta shpëtojë Ramën për korruptimin e McGonigsal, unë sipas miqve të mi në SHBA, as presidenti nuk paska autoritet për të falë gjatë procesit gjyqësor, përveç kësaj ka edhe një zhvillim dramatik në këtë proces.

Deri para 3 javësh, çështja shqiptare me çështjen ruse, ishin të ndara njëra në Nju Jork, tjetra në Uashington dhe pa lidhje me njëra tjetrën, por dolën të dhëna të tjera që treguan se çështjet nuk janë të ndara, Tirana një qendër në nivele kaq të larta, ka një lidhje kjo histori, McGonigal, Moska dhe Tirana, pse Tirana është me këto 2 metropole të mëdha, prandaj prokuroria e SHBA i kërkoi gjykatësit në Uashington të bashkojë çështjet, Rama është në një mobilizim të tmerrshëm, po mobilizon miq të tij kudo, edhe Soros.

Rama nuk është më vetja e tij, i ka kohët e numëruara dhe është i aftë të bëjë çdo gjë për mbijetesë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat