Limaj: Kosova është më e madhe se Albin Kurti e Edi Rama

Aktuale

Limaj: Kosova është më e madhe se Albin Kurti e Edi Rama

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 21:42
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kërkuar që marrëdhëniet personale të liderëve Albin Kurti dhe Edi Rama, të mos identifikohen me marrëdhëniet mes dy shteteve.

Ai tha se Kosova është më e madhe se sa marrdhëniet personale të Kurtit dhe Ramës.

“Nuk jam i shqetësuar me marrëdhëniet personale mes Ramës dhe Albinit, gjë e parëndësishme.

Kosova është më e madhe se Rama e Kurti, marrëdhëniet personale nu guxojnë të na bëjnë të mendojmë diçka. S’ka me shku muaji ata do të përqafohen, por plagët e marrëdhënieve mbesin”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat