Shkullaku e quan skandal draft-statutin e Edi Ramës për Asociacionin

Aktuale

Shkullaku e quan skandal draft-statutin e Edi Ramës për Asociacionin

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 21:48
Armand Shkullaku

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot në një konferencë për media bëri të ditur se i ka propozuar presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

E në lidhje me këtë, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka folur opinionisti, Armand Shkullaku, i cili tha se kjo gjë iu duk skandal.

Për mua kur e dëgjova mu duk një skandal, mu duk skandal sepse në radhë të parë kur ka ardhë çështje për diskutimin për çështjen e Kosovës, Edi Rama ka folur gjithmonë si Lajçaku, nuk ka pasur një qëndrim pak më, po themi pro çështjes së Kosovës”, u shpreh ai.

Shkullaku tutje tha se Rama nuk ka pasur asnjë deklaratë që dënon tensionet, siç u shpreh ai, që provokon Beogradi.

“Rama deri më sot nuk ka asnjë deklaratë ku të dënojë provokimet, tensionet, destabilitetin që provokon Beogradi, nuk ka asnjë, zero”, u shpreh tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat