Propozimi për Asociacionin, Sejdiu: Nëse s’ka koordinim Rama-Kurti, vaj halli për kombin

Aktuale

Propozimi për Asociacionin, Sejdiu: Nëse s’ka koordinim Rama-Kurti, vaj halli për kombin

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 21:53
Opinionisti Dardan Sejdiu

Opinionisti Dardan Sejdiu vlerëson se propozimi i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe mund të jetë një “testim ujërash”.

Sipas tij, situata mund të jetë keq, nëse dërgimi i draftit te Olaf Scholz i Gjermanisë dhe Emmanuel Macron i Francës, është bërë pa koordinim Kosovë-Shqipëri.

“Nëse nuk është bërë me koordinim, vaj halli për neve, vaj halli për kombin. Nëse dy kryeministrat nuk mund të merren vesh për testin ujërash për gjërat që kanë rëndësi të madhe, kemi një situatë serioze”, është shprehur Sejdiu në Rubikon.

“Para se të gjykojmë Ramën dua të japë benefitin e dyshimit se ka koordinim, që nuk bëhet publike në rrethanat e tilla”.

Sejdiu ka thënë se beson që situata e fundit është një plan i Kurtit të cilin e argumenton: “Besoj që e ka një plan. Kurti po kërkon me anë të këtyre eskalimeve që të kërkojë rrethanë të re të diskutimit që nuk është Asociacioni, por marrëveshja gjithëpërfshirëse”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat