Raci: Propozimi i Ramës ide e dështuar

Aktuale

Raci: Propozimi i Ramës ide e dështuar

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 22:03
Gazmir Raci.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, sot iu ka dërguar presidentit të Frances Emmanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz, një draft statut për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Rreth kësaj iniciative të kryeministrit shqiptar, ka folur analisti politik Gazmir Raci.

Raci në Rubikon tha se kjo ide e Ramës do të jetë i dështuar ashtu sikur edhe “Open Ballkan”.

“Nuk mundesh si shtet amë dhe të mos ta negociosh me lidershipin. Hajde nuk po të pëlqen kryeministri, pse nuk e ka ftuar presidenten për ta negociuar dokumentin. Opozita e ka parë këtë dokument, kjo është interesante”, tha Raci në Rubikon.

“E dyta Kosova nuk është në konflikt me Shtetet e Bashkuara. Të hënën “nuk do t’i rrokim pushkët” dhe të vritemi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat