Hyseni: Nuk ka ndonjë kërkesë të aleatëve që nuk është respektuar

Aktuale

Hyseni: Nuk ka ndonjë kërkesë të aleatëve që nuk është respektuar

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 22:13
Alban Hyseni

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni ka komentuar raportet Kosovë – SHBA. Ai thotë se nuk ka ndonjë kërkesë të aleatëve që Kosova nuk e ka respektuar.

Sipas tij, kërkesat e ndërkombëtarëve janë “kërkesa ndërmjetësuesish nga Serbia në Kosovë”.

“Nuk e kam përshtypjen që ka ndonjë kërkesë të aleatëve dhe partnerëve tonë ndërkombëtarë direkte në marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe miqve tanë, që nuk janë respektu. Këto që janë kërkesa të partnerëve tonë ndërkombëtarë, qoftë SHBA, qoftë BE, janë kërkesa ndërmjetësuesish nga Serbia në Kosovë…për shembull nëse një emisar, qoftë evropian ose amerikan, kur vjen prej Beogradit dhe parashtrojnë një kërkesë para Qeverisë së Kosovës, që është temë diskutimi në takimin në Beograd, ajo kërkesë nuk është kërkesë e Amerikës kundrejt Kosovës, është kërkesë e Amerikës, nga takimi në Serbi për Kosovën”, deklaroi ai.

Hyseni theksoi se “ajo çfarë po kërkohet në veri është që Qeveria e Kosovës, pavarësinë e shpallur me tërësinë territoriale të Kosovës, pjesë e së cilës është edhe veriu, të heq dorë nga ushtrimi i sovranitetit atje, praktikisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat