Muja i prerë: Policia e kryetarët nuk do të tërhiqen derisa ka banda kriminale

Aktuale

Muja i prerë: Policia e kryetarët nuk do të tërhiqen derisa ka banda kriminale

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 22:31
Armend Muja

S’mund të ketë tërheqje të Policisë së Kosovës dhe kryetarëve të rinj të veriut nga ajo pjesë, përderisa ka banda kriminale që e rrezikojnë vendin dhe qytetarët.

Tha deputeti Armend Muja teksa ka rënditur edhe disa prej kërkesave që Qeveria Kurti ka në raport me Serbinë për ta tejkaluar krizën në veri.

Ai tha një prej alternativave është adresimi i çështjes së krizës aktuale në veri, zbatimi i tërsishëm i marrëvshjes së Ohrit si dhe zbatimi  i të gjitha marrëvshjeve të arrituara që nga viti 2011, në kaudër të dialogut me Serbinë.

“Nuk tërhiqemi para bandave fashiste. Për ne s’mund të ketë tërheqje të Policisë dhe kryetarëve nga ato komuna përderisa ka banda kriminale, ose rrezikohet vendi nga ta. Ata kanë qenë banda fashiste. E dyta, zbatimi i tërsishëm të marrëveshjes së Ohrit. E treta, zbatimi i të gjitha marrëvshjeve që janë arritur në dialog që nga viti 2011.”, tha Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat