Muja: Lokalet ku qëndruan Hashim Thaçi e Edita Tahiri, ishin djegur një ditë më pas

Aktuale

Muja: Lokalet ku qëndruan Hashim Thaçi e Edita Tahiri, ishin djegur një ditë më pas

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 22:35
Armend Muja

Armend Muja nga VV-ja teksa ka folur për zhvillimet e fundit në katër komunat e veriut të Kosovës, ka përmendur zgjedhjet lokale që ishin organizuar në Kosovë në vitin 2013, ku të njëjtat u shtyn për shkak të sekuestrimit të kutive të votimit.

Deputeti Muja tha se prapa këtyre akteve ishte komandanti i xhandarmërisë serbe, Aleksandar Filipoviqi i cili pas tri viteve tjera, ishte dënuar për puçin politik në Mal të Zi.

I njëjti sipas tij, ka qenë edhe njeri i afërt i shefit të Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim, Aleksandar Vulin.

“Kjo ka qenë një storje që ju ka treguar edhe kosovarëve, por që s’është i vërtetë. Ka pas zgjedhje lokale në vitin 2013. Nëse ju kujtohet ato u dashtë me u shty për një kohë. Sepse, figura me maska erdhën e i thyen kutitë e votimit. Prapa saj ka qenë ish-komandati i xhandarmerisë serbe. I cili është dënuar për puçin në Mal të Zi në vitin 2016. Ishte një tendencë që neve në Kosovë të na paraqitet një integrim.”, tha Muja.

Ai ka kujtuar edhe momentet tjera politike të vitit 2016, siç ishte rasti ish-kryenegociatores për dialog Edita Tahiri ku një ditë pasi ajo kishte pirë kafe në hotelin Dolce Vita kishte shpërthyer një zjarr.

Po ashtu, njësoj kishte ndodhur edhe me Hashim Thaçin i cili pas qëndrimit të tij në Gazivod, objekti ku piu kafe u gjuajt me bombë.

“Aleksandar Filipoviqi ka qenë njeri i Vulinit atje. Ai bashkë me Radojqinin i kanë udhëheq këto grupe kriminale edhe sot po ashtu, me misionin e vetëm që të parandalohet cdo formë e integrimit dhe normalitetit atje, që të mbrohen interesat e shteti serb, që ajo pjesë të mos integrohet dhe të jetë vatër krimi.”, tha Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat