Drafti i Ramës për Asociacionin, Hyseni: I ka tejkaluar kompetencat pak

Aktuale

Drafti i Ramës për Asociacionin, Hyseni: I ka tejkaluar kompetencat pak

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 22:39
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ia ka dorëzuar një draft të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe BE-së dhe SHBA-së.

Lidhur me këtë, anëtari i Kryesisë së VV-së dhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni vlerëson se Rama ka kaluar kompetencat e tij.

Sipas tij, ajo çfarë është shqetësuese është se Rama ka dalë haptas me një qëndrim kundër kryeministrit Albin Kurti.

“Në çfarë pozicioni, në çfarë përgjegjësi kryeministri Rama ka dërguar tash propozim status të Asociacionit te liderët e shteteve të BE-së, këtë nuk e di, por e kam përshtypjen që i ka tejkalu komptencat pak…a e din çka është shqetësuese për bindjen tem?! Është që kryeministri i Shqipërisë ka dal haptas me një qëndrim kundër kryeministrit të Kosovës, pavarësisht kush është ai, në këtë rast që është Albin Kurti dhe ka tejkaluar jo vetëm komptencat e tij që të përzihet në punët e brendshme të një shteti tjetër, por përtej kësaj ka shkuar një propozim për një temë që është shumë e diskutueshme”, deklaroi ai.

Hyseni thotë se ajo “çka është interesante është që Edi Rama si kryeministër i Shqipërisë i shkruan Bashkësisë ndërkombëtare për çështje të brendshme të Kosovës, pa u konsultuar fare me kryeministrin e Kosovës, madje edhe publikisht duke dalë edhe kundër vetë kryeministrit të Kosovës, e duke thënë që qëndrimi i Serbisë nuk është i paarsyeshëm”.

Kryeministri Rama ka njoftuar se dje i ka përcjellur kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit frances, Emmanuel Macron një draft të Asociacionit, i cili sipas tij është punuar nga disa ekspertë të huaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat