Muja: Edi Rama ia ka bartur Vuçiqit lidershipin rajonal

Aktuale

Muja: Edi Rama ia ka bartur Vuçiqit lidershipin rajonal

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 23:00
Armend Muja

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka deklaruar se kryeministri shqiptar Edi Rama përmes draft-dokumentit për Asociacionin të propozuar sot te krerët evropianë, ka tendecë që t’i gjej një rrugëdalje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Muja tha se për shkak të natyrës se si dy politikanët qeverisinë, njëri me Serbinë e tjetri me Shqipërinë, në situata të tilla të dy politikanët e ndihmojnë njëri tjetrin në çdo aspekt.

Teksa së fundmi, sipas deputetit Muja kryeministri Rama ia ka bartuar Vuçiqit lidershipin rajonal.

 “Ka një afrim mes Ramës e Vuçiqit për shkak të natyrës se si qeverisinë të dy. Janëpërfaqësues të stabilokracisë në Ballkanin Perendimor, dhe këta e ndihmojnë njëri tjetrin në çdo aspekt. Më herët ka qenë një rend në kuadër të Procesit të Berlinit, që Ballkani u pa me dy figura, me Vuçiqin te serbët e Ramën te shqiptarët. deklaroi Muja.

“Personalisht e shoh, mendoj që Rama është pjesë e problemit. Që nga qëndrimet e painformuara me situatën e fundit, dhe reagimet pa ndonjë konsultim dhe njohje të situatës.”, tha Muja tutje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat