Deputeti i VV-së: Më sharlatan se Grenelli s’vjen në territorin e Evropës

Aktuale

Deputeti i VV-së: Më sharlatan se Grenelli s’vjen në territorin e Evropës

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 23:15
Richard Grenell

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka thënë se Kosova është e gatshme që ta forcojë aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se i beson plotësisht SHBA-së dhe nuk kanë ndonjë problem me Amerikën.

”Unë i besoj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Departamentit të Shteti. Ne nuk kemi asnjë problem me SHBA, 99% e shqiptarëve e duan SHBA-në. çfarëdo që SHBA-ja i ka kërkuar Kosovës, jo vetëm aq por çdo ditë edhe më shumë kemi kontribuar për me forcu aleancën tonë me këtë shtet. Problemet i kemi me Vuçiqin s’kemi probleme me SHBA-në’, deklaroi ai.

Muja teksa po e kujtonte periudhën politike të vitit 2018, e ka quajtur “sharlatan” ish-emisarin special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenel.

‘’Ne duhet të jepi të kujdesshëm ka qenë një lojë në 2018, na erdh propozimi për ndarje të Kosovës. Të njëjtit njerëz, figurë mediatike, politikanë, thojshin Amerika trupat etj, dojshin me shty ndarjen e Kosovës. Më sharlatan se Grenelli nuk vjen në territorin e Evropës. Nuk do të ketë sanksione, s’o koha me fol për pasoja’’, tha ai.

Ai ka thënë se ka një dallim tek të dyja vendet se si po shihet Vuçiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat