“Mua s’më intereson Serbia” – Kërstiq me tone të ashpëra ndaj Mujës

Aktuale

“Mua s’më intereson Serbia” – Kërstiq me tone të ashpëra ndaj Mujës

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 23:48
Armend Muja dhe Branislav Kërstiq

Teksa deputeti i VV-së Armend Muja deklaroi se s’do të ketë më vend për bandat kriminale që i zaptojnë institucionet e Kosovës, i menjëhershëm ishte reagimi i gazetarit serb, Branislav Kërstiq.

Ai e akuzoi ashpër Mujën  se si gjeneratë e re e VV-së po krijojnë probleme.

“Jemi duke e kap rolin e krijuesit të problemeve. Kjo është gjenerata e re e politikanëve të VV-së. Ju vet e keni kapë me zor atë rol. Jo me zgjedh problemin.

Brenda shtetit s’keni problem me Serbinë. Mua s’më intereson Serbia,unë jam atdhetar i veriut por jam pjesëtar i Kosovës, jam kosovar sikur ju i nderuar zotri. Me këtë pushtet me zor nuk bëhet asgjë”, i tha Kërstiq – deputetit Muja.

Më poshtë momenti i plotë i përplasjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat