34 vjeçarja nga Kosova shpëton një fëmijë në Zvicër

Aktuale

34 vjeçarja nga Kosova shpëton një fëmijë në Zvicër

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 07:31
Foto ilustrim

Nazlie Selimaj, një kosovare 34 vjeçare nga Aargau ka ndërhyrë me të shpejtë në një pishinë në kantonin St. Gallen, pasi ka parë se një djalë 4 vjeçar, tashmë pa ndjenja kishte nevojë urgjente për ndihmë.
 

“Ishim shumë të lumtur që po kalonim ditën me diell në pishinë”. Por më pas, pak para orës 17:00, një ngjarje dramatike ua ka turbulluar lumturinë. Ishin duke shijuar akulloret në plazhin e pishinës kur burri i saj ka parë një burrë duke vrapuar në pishinë, duke nxjerrë djalin e tij nga uji. Më pas ai po e mbante të birin, të pafuqishëm në krahë”, tha ajo.

. “E kapa djalin nga pas nën sqetulla. Më pas ajo e ka shtrirë djalin në tokë “sepse nuk ia gjeta pulsin” dhe i ka masazhuar zemrën me njërën dorë. Selimaj, e cila punon si infermiere, e dinte se çfarë po bënte, përcjell Albinfo.ch.

."Aty ka qenë edhe nëna e djalit. Ndërkohë edhe babait i kthehet vetëdija. “Pastaj u ktheva atyre fëmijën e tyre”. “Unë kisha ende një ndjenjë të turbullt. Djali ishte shumë i zbehtë dhe gishtat e tij ishin ngjyrë të kaltër”, thotë Selimaj. Kështu ajo qëndroi me familjen dhe i tha shpëtimtarit të pishinës që erdhi së bashku se duhej thirrur një ambulancë. Menjëherë pas kësaj, ambulanca erdhi.  Pacienti ishte “plotësisht stabil” dhe u transferua në spitalin e fëmijëve në Zvicrën Lindore./ AI/GB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat