“Kemi probleme me Kurtin”/ Shkëlzen Gashi “shpërthen” ndaj ambasadorit Hill: Goebbelsin e Millosheviçit e konsideroni partner, e viktimën jo

Aktuale

“Kemi probleme me Kurtin”/ Shkëlzen Gashi “shpërthen” ndaj ambasadorit Hill: Goebbelsin e Millosheviçit e konsideroni partner, e viktimën jo

Nga: N.E Më: 9 qershor 2023 Në ora: 07:49
Christopher Hill dhe Shkelzen Gashi

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka deklaruar se kanë problem me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Hill në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka thënë se kanë probleme thelbësore me Kurtin dhe kësisoj vihet në pikëpyetje partneriteti me të.

“Mendoj se kemi një problem me zotin Kurti, ai nuk është i gatshëm ta pranojë. Më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner. Por këtë vendim ia lë ambasadës sonë në Prishtinë”, është shprehur Hill.

Ndaj, ambasadorit Hill ka reaguar analisti politik Shkëlzen Gashi, i cili thotë se “Goebbels-in e Miloseviçiq e konsiderojnë partner të mirë, kurse viktimën e Miloseviçiqt nuk e din a mund ta konsideroni”.

Sipas Gashit, ata nuk e konsiderojnë partner sepse viktima, në këtë rast Kurti, nuk pajtohet që t’i bëhen edhe më tutje konsecione xhelatit.

Shkrimi i plotë:

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, në një intervistë për radion 'Zëri i Zmerikës', paska deklaru: "nuk e di a mund ta konsiderojmë ende partner Albin Kurtin", si dhe paska shtu se "Aleksandar Vučić-in e konsiderojmë partner të mirë".

Veç ta dimë ku jemi: Goebbels-in e Milošević-it po e konsideroni partner të mirë, kurse viktimën e Milošević-it nuk po e dini a mund ta konsideroni ende partner, sepse viktima nuk po pajtohet që t'i bëhen edhe më tutje koncesione xhelatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat