Escobar i raporton sot Shtëpisë së Bardhë për situatën në Kosovë

Aktuale

Escobar i raporton sot Shtëpisë së Bardhë për situatën në Kosovë

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 08:29
Gabriel Escobar

Gjatë vizitës në Kosovë ditë më parë i dërguari amerikan, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se e premtja është afati kur do të raportojë në Shtëpinë e Bardhë për procesin e de-eskalimit të situatës në veri.

Për këtë pikë, ai ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të lëvizin, meqë nga përgjigjet e marra dhe raportimi i së premtes në Shtëpinë e Bardhë, Escobar tha se do të pasojnë vendime.

“Pas kësaj vizite, ne do të pyetemi nga Shtëpia e Bardhë, të premten, për t'ua dhënë një përditësim mbi atë që po ndodh.
 Dhe unë duhet të raportoj nëse ka ndonjë progres apo jo. Miroslav Lajçak duhet të raportojë te Josep Borrell, rreth situatës. Nuk është një afat, por një hap tjetër për mua dhe në bazë të raportit tim do të marrim disa vendime dhe do të ecim përpara”,
ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat