Sulmohet kafeneja ‘Gusto’ në qendër të Mitrovicës

Aktuale

Sulmohet kafeneja ‘Gusto’ në qendër të Mitrovicës

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 08:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mëngjesi i sotëm e gjeti kafenenë ‘Gusto’ në sheshin kryesor të Mitrovicës në gjendje jo të gatshme për të filluar punën si çdo ditë tjetër.

Kjo për shkak se në orët e hershme të së premtes, lokali ishte cak i një sulmi të rrezikshëm.

Siç raporton ‘Mitropol’, dikush dyshohet se hodhi granatë dore drejt lokalit, teksa sipas pamjeve të publikuara vërehet se atje janë shkaktuar dëme të mëdha në inventar.

E po ashtu dëme kanë pësuar edhe dy lokalet në afërsi të ‘Gusto’.

Media ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat