E quajti partner Vuçiqin dhe vuri Kurtin në pikëpyetje, deputeti gjerman i reagon Hillit: Çmenduri!

Aktuale

E quajti partner Vuçiqin dhe vuri Kurtin në pikëpyetje, deputeti gjerman i reagon Hillit: Çmenduri!

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 09:11
Reinhard Bütikofer

Politikani gjerman Reinhard Bütikofer, që është deputet i Parlamentit Evropian, ka reaguar pas deklaratës së Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill.

Ky i fundit tha se Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq e konsiderojnë si “partner të mirë”, derisa për Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin tha se është i pasigurt nëse ende mund të konsiderohet partner i SHBA-së.

Përmes një postimi në Tëitter, Bütikofer ka thënë se kjo është “thjeshtë çmenduri”.

“Ambasadori i ShBA’së në Serbi, Christopher Hill, duke komentuar konfliktin e vështirë Serbi-Kosovë, e quan Presidentin Vuçiq “partner të mirë” derisa vë në pikëpyetje nëse Shtetet e Bashkuara ‘mund ta konsiderojnë ende” Kryeministrin e Kosovës “partner”. Thjeshtë çmenduri”, ka shkruar Bütikofer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat