Tahiri-Beqa: Policia të tërhiqen nëse kjo sjellë rezultat pozitiv për Kosovën

Aktuale

Tahiri-Beqa: Policia të tërhiqen nëse kjo sjellë rezultat pozitiv për Kosovën

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 18:09
Arta Tahiri- Beqa

Analistja, Arta Tahiri- Beqa ka thënë se Policia e Kosovës si dhe Njësia Speciale duhet që të tërhiqet nga katër komunat veriore, nëse kjo sjellë rezultat pozitiv për Kosovës.

Ajo tha se tashmë kanë filluar sanksionet për mospërfillje të këshillave të ndërkombëtarëve.

“Policia dhe Njësia Speciale duhet të tërhiqen nëse kjo sjellë një rezultat pozitiv dhe afatgjatë për Kosovën. Unë shpesh jam habitur se cilat mund të jenë sanksionet për moszbatim të marrëveshjes, por po e shohim me ato pak të mira që Kosova ka marrë kohëve të fundit dhe ato edhe janë stagnuar për momentin, por që priten edhe sanksione të reja, të bllokimit dhe të mos hapjes së rrugës edhe për gjërat edhe më elementare si për qytetarin, ashtu edhe për kryeministrin aktual Kurti, apo kushdo që mund të jetë”, ka deklaruar ajo.

Tahiri-Beqa tha se zgjidhja më e lehtë është tërheqja e kryetarëve dhe katër komunat të shkojnë në zgjedhje të reja.

“Këta kryetarë të zgjedhur duhet që të japin dorëheqje  dhe kjo do të jetë formula më e lehtë për të shkuar në zgjedhje. Ne duhet që të bëjmë një zgjidhje më të zgjuar të raporteve ndërkombëtare, mbi të gjitha bisedime me emisarët. Unë si qytetarë po besojë dhe dua të besojë se kryeministri im ka një zgjidhje se si të dalim nga kjo situatë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat