Haziri: Burim i krizave është gjithmonë Beogradi, roli i kryeministrit të Kosovës është me i parandaluar ato

Aktuale

Haziri: Burim i krizave është gjithmonë Beogradi, roli i kryeministrit të Kosovës është me i parandaluar ato

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 21:29
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Kosova e ka pasur një marrëveshje me partnerët ndërkombëtarë, që të mos lejojë asnjë burim krizash në lidhje me implementimin e zgjedhjeve. Haziri qartësoi se Hovenier e ka thënë këtë edhe në intervista dhe ka treguar qartë se cfarë presin. Sipas tij, Kurti përdori policinëë si mjet të parë dhe për konsum të brendshëm.

“Kosova e ka pasur një marrëveshje me partnerët ndërkombëtarë, me ndërmjetësit dhe me shtetet e QUINT-it që të mos lejojë asnjë burim krizash në implementimin e zgjedhjeve, se është faza e tretë e zbatimit të zgjedhjeve dhe gjithçka ka qenë e pritur, edhe vetë roli i ambasadorit Hovinier ne debatet publike, në intervista, të bën me tregu qartë se ata kanë shpjegu çfarë presin dhe çfarë do të ndodhë dhe çfarë nuk duhet të ndodhë realisht. Kjo ka qenë një lehtësim i madh për qeverinë e Kosovës, për të shpjegu ambientin se ku jemi. Ata u befasuan sepse ndërhyri në mes Policia, ne treguam se zgjedhja e qeverisë së Kosovës mes zbatimit të zgjedhjeve me policë dhe me partnerët ndërkombëtarë, ai ka zgjedh policinë. Policia dhe aparati i sigurisë, gjithkund në botë në shtetet demokratike është mjeti i fundit që përdoret, por në këtë rast u përdor si mjet i parë dhe për konsum të brendshëm”, tha Haziri.

I pyetur rreth deklaratave për atë se zgjedhjet janë të ligjshme dhe kërkesës së ndërkombëtarëve, që kryetarët e zgjedhur në komunat veriore megjithatë do të duhej të ushtronin funksionin e tyre në ndërtesa alternative dhe zyre paralele, Haziri theksoi se kjo është një lojë fjalësh.

“Kryetari i Komunës është autoriteti më i lartë politik dhe ekzekutiv në territorin administrativ të Komunës. Prej kudo që ushtron detyrën, ai është kryetar i asaj Komune. Gjitha asetet e shtetit, edhe asetet e Komunës, janë nën përkujdesje të tij, 24 orë në shtatë ditë. Dhe Kosova nuk ka infrastrukturë të objekteve specifikisht, ku deputeti, kryetari i Komunës, ministri, jeton punon, me familje sikur në vendet tjera. Ne kemi administratën të shpërndarë në shumë objekte. Dhe kërkesa për me shku në zyre specifike, pse nuk ndodhi në Mitrovicën e veriut? Kryetari aty nuk është në objektin e Komunës, Zoti Rakiq ka ushtruar detyrën në një objekt krejt tjetër. Praktikisht është bërë një veprim me evituar një krizë në Mitrovicës, ndërsa veprimi tjetër për të shkaktuar probleme në Leposaviq. Duhet ta themi gjithmonë, burim i krizave është Beogradi, por cili është roli jonë? Roli i kryeministrit të Kosovës është me parandalu krizën. Ti e di se fqinji yt më i madh Serbia e ka në plan, e ka në doktrinë këtë politikë të trrazirës, krizës, atëherë pse ne duhet të biem në hendekun e njëjtë, ne duhet ta parandalojmë këtë, nuk duhet ta lejojmë”, tha nënkryetari i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat