Ariana Musliu Shoshi: Kauzat do ta fundosin Albin Kurtin

Aktuale

Ariana Musliu Shoshi: Kauzat do ta fundosin Albin Kurtin

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 19:30
Ariana Musliu Shoshi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, në emisionin Puro Debat, i cili transmetohet në DTV, thotë se kauzat me të cilat ka ardhë në pushtet Albin Kurti, janë kauza që do ta fundosin.

“Në këtë fundosje, në vend që të ketë një koordinim të ngushtë me aleatët tanë ndërkombëtar, që të kërkon falje për të gjitha kauzat e rrejshme që ka ardhë në pusthtet, e di që pa to nuk bën, siç është dialogu, asociacioni dhe obligimet tjera ligjore të cilat çdo shtet i pavarur dhe demokratik i merr mbi vete që ti zbatoj”, thotë ajo.

Ajo shton se kemi një kryeministër që nuk është i sinqert me aleatët tanë ndërkombëtar.

“Unë nuk du me mendu që nuk e kupton obligimin që e ka karshi aleatëve tanë ndërkombëtar, karshi obligimeve ligjore të cilat janë pranu, pra ne e dimë që oblgimet ligjore të cilat janë pranu dhe posa të vijë një qeveri tjetër të mos i zbatojë, këto kanë qenë kauza naive me të cilat ka arritë të mashtroj masën dhe sot kur është kryeministër duhet të jetë më i përgjegjshëm, sepse janë dëme të cilat nuk janë individuale, por janë dëme të cilat do t’i paguaj shteti jonë dhe e ardhmja jonë si shtet”, thotë ndër tjera deputetja e PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat