Një aksident trafiku ka qenë fatal për dy viktima nga Ozdrimi i Pejës.
Dy persona kanë ndërruar jetë dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e goditjes së madhe që morën nga një veturë.
Burime të medias pohojnë se viktimat e këtij aksidenti janë nga familja Shala.
Në anën tjetër, drejtuesi i automjetit nga i cili janë aksidentuar viktimat është vetëdorëzuar në polici.