Pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës sonte në mbrëmje kanë larguar për herë të dytë në dy javët që po shkojnë transparentin “Kjo është Serbi” të vendosur në mbikalimin e rrugës magjistrale në Soçanicë, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.
Transparentin me përmbajtje e njëjtë policia e Kosovës e ka larguar edhe para disa jave, së bashku me një seri flamujsh të vendosur në këët vendbanim përgjatë magjistrales në këtë lokalitet.
Lidhur me këtë veprim të policisë ka shkruar edhe “Kosovo-online”, ku thuhet se transparenti i vendosur në mbikalimin në Soçanicë në magjistralen Mitrovicë –Leposaviq është larguar sonte në orët e mbrëmjes.
Kjo është hera e dytë brenda periudhës një mujore që pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë larguar transparentin e ngjashëm.
Transparenti para dy jave ishte hequr në orët e vona të natës, ndërsa ditë më pas banorët e këtij lokaliteti e kanë rivendosur një të ngjashëm në vendin e njëjtë, që u hoq sonte, shkruan gazeta.
Gazeta shkruan se në rrjetet sociale janë paraqitur edhe xhirime ku shihen pjesëtarët e njësisë speciale të cilit para automjetit mbledhin transparentin.