Osmani: Djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli, është e vërteta e Serbisë

Aktuale

Osmani: Djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli, është e vërteta e Serbisë

Më: 2 prill 2024 Në ora: 10:10
Osmani ka shkruar po ashtu se djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli është e vërteta e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në përvjetorin e vrasjes makabre në familjen Vejsa, ka kujtuar humbjen e jetëve të qytetarëve të pa mbrojtur të Gjakovës në mes të ditëve 1 e 2 prill 1999.

“Emrat e fëmijëve dhe grave martire të familjeve: Vejsa, Caka, Haxhiavdija, Nuqi, Hoxha dhe Gashi nga Gjakova, janë kujtim i përhershëm dhe dëshmojnë rrugën e vështirë të aspiratave tona për liri e shtet. 25-vjet më parë, regjimi gjenocidal serb, egërsinë e manifestoi kur vrau e pastaj dogji në bodrumin e shtëpisë së familjes Vejsa anëtarët e këtyre familjeve nga mosha 2 e deri në atë 75 vjeçe”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka shkruar po ashtu se djegia e fëmijëve të Kosovës për së gjalli është e vërteta e Serbisë, e cila edhe sot vazhdon t’i mbrojë kriminelët që kryen këto krime makabre me qëllim të qartë gjenocidal. Duke mbajtur gjallë kujtimin për ta, do ta vazhdojmë betejën për drejtësi.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri!”, ka theksuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat