Një qytetare nga veriu i vendit, ka lavdëruar Policinë e Kosovës për sjellën dhe profesionalizmin.
Qytetarja M.P e cila ka shkruar në një grup në rrjete sociale, ka thënë se në stacionin e Policisë ka shkuar pasi i është konfiskuar patentë shoferi.
Ajo ka ftuar qytetarët që kur të kenë probleme të shkojnë në Policinë e Kosovës.
“Për shkak te konfiskimit të patentës se shoferit, shkova ne stacionin e Policisë, gjithë lëvdata për ta, më pritën bukur, më shpjeguan dhe dolën të më takonin. Kur ka ndonjë problem, duhet të shkoni tek ata pa hezitim”, ka shkruar ajo.
Edhe në raportin 24-orësh ka raste kur qytetarët në veri paraqesin rastet e tyre në Policinë e Kosovës.
Por, që Policia e Kosovës ka qenë shpesh edhe cak i sulmeve nga grupe radikale të qytetarëve atje.