Përfundon autopsia në IML, trupi i pajetë i Faton Hajrizit shumë shpejt pritet t’i dorëzohet familjarëve

Aktuale

Përfundon autopsia në IML, trupi i pajetë i Faton Hajrizit shumë shpejt pritet t’i dorëzohet familjarëve

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 12:19 Përditësuar në ora: 17:27 më 09.08.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka përfunduar autopsia e trupit të Faton Hajrizit në IML

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ka përfunduar obduksionin e trupit të Faton Hajrizit.

Burime të Klan Kosovës bëjnë me dije se autopsia është kryer në orën 16:00, dhe trupi i pa jetë i Hajrizit pritet shpejtë t’u lirohet familjarëve për ceremoninë e varrimit, njofton Klankosova.tv.

Trupi i të ndjerit është kthyer mbrëmë në Kosovë, pas insistimit të avokatit të familjes Hajrizi, Arianit Koci, i cili tha se pati bashkëpunim të ngushtë edhe me ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Zyrën Ndërlidhëse.

Ndërkohë ishin pikërisht familjarët ata që në prani të mjekut kujdestar, identifikuan trupin e Faton Hajrizit, për t’i lëshuar rrugë më pas procedurave të obduksionit.

​Thaçi: Familjarët e Faton Hajrizit e identifikojnë trupin e pajetë

Drejtori i Departamentit të Laboratorëve në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Agron Thaçi, ka konfirmuar se familjarët e Faton Hajrizit e kanë identifikuar trupin e tij.

Thaçi tha se rreth orës 13:00 do të bëhet autopsia e të ndjerit dhe pas procedurave do të dorëzohet tek familjarët.

Ai potencoi se për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe rrethanave është formuar një komision tre anëtarësh prej ekspertëve mjekoligjorë që do të kryhet autopsia.

Thaçi: Trupi i pajetë pas kryerjes së autopsisë mund t’i dorëzohet familjarëve

Mbrëmë rreth orës 1 është pranuar trupi i pajetë i cili është i Faron Hajrizt. këtë po e deklarojmë pas urdhëresës që është bërë nga prokurori përgjegjës. Është identifikuar nga familjarët e rastit në praninë e mjekut kujdestar…Për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe rrethanave në konsultim me drejtorin e përgjithshëm kemi formuar një komision tre anëtarësh prej ekspertëve mjekoligjorë që do të kryhet autopsia. Do të fillojë rreth orës 13:00 në prani të prokurorit dhe familjarëve…Ne pranojmë urdhëresë nga prokurori, në basë të asaj urdhërese edhe kryejmë autopsinë…Raporti i autopsisë varet, mirëpo trupi i pajetë pas kryerjes së autopsisë mund t’i dorëzohet familjarëve”, tha Thaçi.

​Koci: Nuk ka dilemë se është trupi i Faton Hajrizit

Avokati i cili është autorizuar që të merret me çështjen e kthimit të trupit të Faton Hajrizit në Kosovë, Arianit Koci tha se nuk ka më dilema rreth identifikimit të tij.

Në një prononcim për media, Koci theksoi se qëllimi i autoriteteve serbe ishte që mos të dërgohej pështyma e nënës së Hajrizit, në mënyrë që atë ta varrosnin në Serbi tek varrezat sociale.

Koci: Më nuk ka dilemë se është trupi i Fatonit

“Sot në mëngjes nëna e Fatonit e ka identifikuar kufomën, pra këtu më nuk ka dilemë se është trupi i Fatonit...Prej orës 13:30 është edhe autopsia. Lufta më e madhe e imja ka qenë më dërgu strishon apo pështymen gojore të nënës, për shkak se e pashë që autoritetet serbe kishin tendencë që ne mos ta dërgojmë këtë strisho dhe ata ta varrosin në varreza sociale Fatonin vetëm me një numër, pa u ditur varri i tij…Ne e kemi pasur një betejë thuajse dy javore dhe u krijua një situate që i solla para aktit të kryer”, tha Koci.

Ai tha se ka parë trupin e Faton Hajrizit, për çka deklaroi se gjendja e tij nuk ka qenë e mirë.

Koci vlerësoi se kufoma nuk është mbajtur në kushte të duhura.

“Trupi ka qenë i mbyllur hermetikisht, është hapur. Prapë dje është mbyllur hermetikisht tani prej transporterit…Dje e kam parë trupit, më lejuan, gjendja e tij nuk ka qenë e mirë...Unë vlerësoj që nuk është mbajtur në kushte të mira, por nuk jam ekspert i asaj lëmie…Nuk e besoj që sot do të kryhet kjo procedurë sonte (dorëzimi i trupit tek familjarët)”, potencoi Koci.

Edhe drejtori i Departamentit të Laboratorëve në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Agron Thaçi, ka konfirmuar se familjarët e Faton Hajrizit e kanë identifikuar trupin e tij.

Familjarët e konfirmojnë se trupi në IML është i Faton Hajrizit

Drejtori i Departamentit të Laboratorëve Mjeko-Ligjor, Agron Thaqi, ka thënë se trupi i pajetë që ka mbërritur mbrëmë nga Serbia në Kosovë është i Faton Hajrizit.

Thaqi tha se trupi i Faton Hajrizit është identifikuar nga familjarët e tij në praninë e mjekut kujdestar.

“Mbrëmë rreth orës 01:00 është pranuar trupi i pajetë, i cili është i Faton Hajrizit. Këtë po e deklarojmë pas urdhëresës që është bërë nga Prokuroria.

Është identifikuar nga familjarët në praninë e mjekut kujdestar”.

“Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, kemi formuar një komision tre-anëtarësh prej ekspertëve që do të kryejnë autopsinë, që do të fillojë në ora 13:00 në praninë e familjarëve dhe prokurorit”, tha ai.

Tutje, ai tha se pas raportit të autopsisë, trupi do t’iu dorëzohet familjarëve për ceremoninë e varrimit.

----

Në objektin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës sot po qëndron trupi i Faton Hajrizit, i cili në orët e vona mbrëmë u soll nga Serbia përmes pikës kufitare në Serbi.

Trupi i pajetë i Faton Hajrizit parashihet që të qëndrojë edhe për disa ditë të tjera, deri në përfundim të ekzaminimeve të nevojshme.

E në po të njëjtin vend tashmë janë edhe familjarët e Faton Hajrizit.

Pas një bisede që nëna e tij pati me Arsim Gërxhaliun nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe pas disa hyrje-daljeve të avokatit Arianit Koci brenda objektit, tashmë i është mundësuar edhe nënës së tij që të shoh nga afër trupin e pajetë të djalit.

Nëna bashkë me një burrë tjetër që me gjasë mund të jetë babai i Faton Hajrizit kanë hyrë brenda ku edhe gjendet trupi i pajetë.

Duhet theksuar se trupi i pajetë i tij arriti në Kosovë pas disa kërkesave të njëpasnjëshme të autoriteteve të Kosovës, si dhe pas ekzaminimeve që ata kërkuan e u dorëzuan përmes avokatit Arianit Koci.

Faton Hajrizi u vra më 19 korrik nga autoritetet serbe pasi sipas tyre refuzoi të dorëzohej. Hajrizi ishte i dyshuar për vrasjen e një zyrtari policor serb dhe plagosjen e një tjetri.

Hajrizi arriti që të arratiset nga burgu i Smrekonicës në Kosovë më 6 korrik, për të nëntë herë radhazi.

Çështja e Hajrizit do të hetohet në vazhdim, e sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë kjo do të bëhet pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat