Haxhiu deklarohet për arrestimin e shqiptarit nga Kosova në Turqi, nën akuza për spinuazh

Aktuale

Haxhiu deklarohet për arrestimin e shqiptarit nga Kosova në Turqi, nën akuza për spinuazh

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 11:42
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar për arrestimin e shtetasit nga Kosova Liridon Rexhepit në Turqi, nën dyshimin se ka punuar për rrjetin e inteligjencës izraelite, Mossad.

Haxhiu nuk u shpalos shumë në detaje megjithatë bëri të ditur se autoritetet turke kanë dërguar kërkesë për bashkëpunim tek ato në Kosovë.

“Ministria e Drejtësië ka një bashkëpunim të shkëlqyer me Turqinë. Ne i trajtojmë gjithnjë kërkesat kur janë në përputhje me rendin e gjykatave dhe sipas legjislacionit në fuqi. Në këtë drejtim na kanë dërguar edhe pyetje me shkrim për rastin në fjalë. Për shkak të ndjeshmërisë unë kam kërkuar nga drejtori i departmentit që të më njoftoj dhe sapo të mbyllet konferenca do t’ju përgjigjem. Sapo ti kemi çështjet që mund të bëhen publike mund të iu njoftoj”, tha ajo gjatë një konference për media.

Arrestimi i Liridon Rexhepit është realizuar nga inteligjenca turke në kuadër të një operacioni të fshehtë.

Sipas mediave turke Organizata Kombëtare e Inteligjencës përcaktoi se Rexhepi ishte personi që menaxhonte rrjetin financiar të MOSSAD në Turqi.

Rexhepi u transferonte para agjentëve në terren në Turqi, të cilët kryenin xhirime me dron, operacione psikologjike kundër politikanëve palestinezë dhe grumbullonin informacione për fushën siriane, nën udhëzimet e Shërbimit Informativ të Izraelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat